VIDEO/ Pas debatit të ashpër me Albatros Rexhajn, Dritan Hila largohet nga studio

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar debate lidhur me fenomenin e korrupsionit.

Mes të ftuarve në panel kanë qenë analisti Dritan Hila dhe Albatros Rexhaj.

Të lidhura

None found

Gjatë fillimit të emisionit ka ndodhur një debat mes Rexhajt dhe Hilës lidhur me kulturën e korrupsionit në disa vende të Evropës, duke e lidhur me kontekstin shqiptar.

Hila: Ti nuk e njeh fare historinë, nuk e di për çfarë po flet. Po më tregon përralla mua. Kur je injorant në këtë punë, mos u fut fare.

Rexhaj: Ti si njeh fare ata, ti s’ke lidhje fare. As gjuhën e tyre nuk e di fare.

Pas këtij debati, Hila është larguar nga emisioni i irrituar.


Shtuar 26.03.2026 00:06