Australia i anulon për herë të dytë vizën Novak Gjokoviçit

Qeveria australiane anuloi vizën e Novak Gjokoviçit për herë të dytë të premten, duke thënë se tenisti numër një botëror, i pavaksinuar për COVID-19, mund të përbëjë rrezik për komunitetin.

“Sot ushtrova pushtetin tim sipas nenit 133C(3) të Aktit të Migracionit për të anuluar vizën e mbajtur nga z. Novak Gjokoviç për arsye shëndetësore, mbi bazën se ishte në interesin publik për ta bërë këtë,” tha Ministri i Emigracionit, Alex Hawke të premten, një ditë pasi Gjokoviç u përfshi në shortin e Open.

Para vendimit, superylli i tenisit pranoi se ishte ulur për një intervistë dhe një sesion fotografik me një gazetë franceze pasi rezultoi pozitiv, si dhe pretendoi në mënyrë të rreme në formularët e tij të imigracionit se  nuk kishte udhëtuar në 14 ditët para mbërritjes në Australi.

Ai e quajti pjesëmarrjen në sesion fotografik gabim dhe tha se deklarimi i rremë në formular ishte një “gabim administrativ” i bërë nga dikush në ekipin e tij./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.01.2022 09:03