Aubameyang është rikthyer në Premier League me ekipin e Chelsea dhe ka thënë dhe fjalët e para si lojtar i bluve të Londrës.
“Jam vërtet i lumtur. Është një nder të jem pjesë e këtij ekipi dhe mezi pres të filloj.
Puna ime në Premier League nuk ka përfunduar ende, prandaj është shumë mirë të kthehem. Jam i emocionuar”.
Sulmuesi gabonez u largua nga Arsenali për t’u transferuar te Barcelona, por përvoja e tij në spanjë ishte shumë e shkurtër, ku grumbulloi 24 ndeshje dhe duke shënuar 13 gola./h.ll/albeu.com