Vendimi i papritur i Haaland për të ardhmen e tij në Manchester City

Erling Haaland ka nisur të mendojë për largimin nga futbolli anglez në përfundim të sezonit 2026/27, sipas raportimeve që flasin për pakënaqësi të tij me drejtimin aktual të Manchester Cityt nën Enzo Marescan.

Të lidhura

None found

Në këtë skenar, klubi anglez rrezikon të përballet me një tronditje të madhe në merkato.

Burime nga The Sun bëjnë me dije se përfaqësuesit e sulmuesit norvegjez kanë pasur tashmë kontakte jozyrtare në Londër dhe Paris me drejtues të Barcelonës, e cila po vlerëson mundësinë për të paguar klauzolën e lirimit prej 175 milionë eurosh që parashikohet në kontratën e lojtarit.

26-vjeçari po kalon sezonin e tij të pestë në Premier League me Manchester Cityn, ku pas ardhjes nga Borussia Dortmundi ka fituar të gjitha trofetë zyrtarë të ligës angleze.

Sidoqoftë, sulmuesi duket se nuk është i kënaqur me ecurinë e fundit të klubit. Një nga arsyet kryesore të pakënaqësisë lidhet me ardhjen e Enzo Marescas në vend të Pep Guardiolës në krye të stolit të Manchester Cityt.

Ndërkohë, Joan Laporta dhe Deco janë në kërkim të një sulmuesi elitar, pasi përpjekja për të siguruar Julian Alvarez dështoi për shkak të refuzimit të Atletico Madridit për të hyrë në bisedime.

Haaland i përshtatet profilit që kërkon Barcelona, dhe klauzola e tij prej 175 milionë eurosh do të hyjë në fuqi në vitin 2027 — një vlerë e ngjashme me atë që ishte diskutuar fillimisht për sulmuesin argjentinas.

Megjithë zërat për një kalim të mundshëm te rivali historik i Barcelonës, Haaland e ka hedhur poshtë idenë e transferimit te Real Madridi.

Sipas tij, prania e njëkohshme e Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Yan Diomande do të krijonte tensione në shpërndarjen e roleve brenda skuadrës së Real Madridit.


Shtuar 10.09.2026 09:31

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetsekabetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabet