Konflikti SHBA-Iran, parashikimi i Trump: zgjidhja pas zgjedhjeve të 3 nëntorit

Sipas Donald Trump, konflikti që SHBA ka sot me Iranin do të vazhdojë deri pas zgjedhjeve të mesmandatit, të planifikuara për në 3 nëntor.

Të lidhura

None found

Gjatë një bisede me gazetarët në rrugën drejt Teksasit, presidenti theksoi se Irani, sipas tij, nuk do të ketë më mundësi qëndrese dhe për pasojë luftimet do të marrin fund menjëherë pas datës 3 nëntor.

Ai parashikoi gjithashtu një rënie të theksuar të çmimeve të naftës, që sipas tij do të ndodhë pikërisht pas përfundimit të zgjedhjeve. Këto deklarata vijnë në një periudhë kur nafta po tregtohet rreth 100 dollarë për fuçi, një nivel që ka shtuar ankthin për kostot e derivateve, transportit dhe mallrave të tjera në tregun amerikan.

Ndër arsyet që Trump dha për konfliktin ishte domosdoshmëria për të ndaluar ambiciet bërthamore të Iranit. Megjithëse Teherani e hedh poshtë vijimisht këtë akuzë, presidenti amerikan shtoi edhe pretendimin e pabazuar me prova se Irani po kërkon të ndërhyjë në politikën e brendshme të SHBA-së.

Gjithësesi, kërkesat për t’i dhënë fund luftimeve po forcohen brenda vet kampit republikan, i nxitur nga efektet e rritjes së çmimit të benzines dhe pasoja në ekonomi, që po zbehin mbështetjen ndaj presidentit.

Përplasjet janë ashpërsuar së fundmi, me ushtrinë amerikane që raportoi goditjen e 5 cisternave të naftës të lidhura me Teheranin, në të njëjtën kohë kur Irani ndërmori sulme kundër dy anijeve luftarake amerikane dhe disa cisternave në zonën e Ngushticës së Hormuzit.

Nga ana tjetër, rebelët Huthi të Jemenit, që mbështeten nga Irani, kanë goditur caqe në Arabinë Saudite, përfshi këtu edhe infrastrukturën e naftës.

Tashmë në muajin e tij të shtatë, ky konflikt ka përshkallëzuar pasigurinë në tregjet ndërkombëtare dhe po ushqen shqetësimin se energjia e shtrenjtë mund të sjellë rritje të normave të interesit në SHBA.

Data e zgjedhjeve është 3 nëntori, një sfidë kyçe për republikanët që rrezikojnë të humbasin shumicën në Kongres.


Shtuar 10.09.2026 08:33

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetsekabetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabet