Pierre-Emerick Aubameyang është më shumë jashtë se brenda Arsenalit.
Gabonezi nuk do të udhëtojë me shokët e tij në Dubai, për t’u stërvitur gjatë pushimit dimëror të Premierligës, ndërsa kërkon një dalje që ia zgjidh situatën në skuadër.
Aubameyang është lënë jashtë fushës nga Mikel Arteta që nga fillimi i dhjetorit, kur theu kodin e disiplinës së ekipit duke u kthyer me vonesë nga një udhëtim personal dhe duke thyer protokollin Covid. /albeu.com/