Arteta e gjen në Seville zëvendësuesin e Aubameyang

Mikel Arteta tashmë ka zgjedhur zëvendësuesin e tij për Pierre-Emerick Aubameyang. Gabonezi është ‘thyer’ me Arsenalin dhe do të kërkojë një rrugëdalje pas ndarjes nga disiplina e skuadrës dhe Arsenali është në kërkim të përforcimit në front. Për më tepër, dyshimet për situatën e Lacazette, i cili do të kishte refuzuar ofertën e fundit të rinovimit, përshpejtojnë kërkimin.

Në Angli ata sigurojnë që Dusan Vlahovic ose Dominic Calvert-Lewin janë emrat e preferuar nga Topçinjtë, por ka edhe një zëvendësues perfekt në La Liga. Sipas ESPN, Arsenali po ndjek me interes sulmuesin e Sevillas, En-Nesyri.

Moroceni shihet në Londër si një alternativë më e lirë ndaj dy kandidatëve të parë. /albeu.com


Shtuar 28.12.2021 09:09