A do të qëndrojë Aubameyang te Arsenali?

Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të udhëtojë në Dubai me shokët e skuadrës, teksa sipas raportimeve nga SkySports, sulmuesi do të qëndrojë në Londër për t’u stërvitur në ambientet e klubit në pritje të ofertave të mundshme të tregut për lamtumirën e tij.

Transmetuesi televiziv anglez më pas raportoi për një ofertë për ish-Borussia Dortmund nga Al Nassr mbi bazën e huazimit me detyrim për të shlyer.

Aubameyang ju hoq shiriti i kapitenit nga Arsenali në muajin dhjetor për arsye disiplinore. /albeu.com/


Shtuar 26.01.2022 17:25