Asnjë lëvizje nga Silvinjo, nis pjesa e dytë e takimit

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot në transfertën e Anglisë. Ndeshja ka vlerë për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe nis në orën 20:45.

Djemtë e drejtuar nga Silvinjo do të tentojnë të thyejnë një tabu, pasi kuqezinjtë numërojnë vetëm humbje përballë “Tre Luanëve”.

Formacionet zyrtare për ndeshjen e parë kualifikuese janë publikuar. Silvinjo dhe Tuhel kanë shuar dilemat, për takimin që do të luhet me stadiumin “Wembley” të mbushur plot.

Trajneri Silvinjo i ka besuar ashtu siç pritej Ajetit në qendër të mbrojtjes, duke mos rrezikuar Ismajlin e Kumbullën, të cilët janë të gatshëm në stol, me Alijin e Balliun nga krahët. Ndërkohë në sulm rreshtohet nga minuta e parë në qendër Uzuni, i cili ka fituar balotazhin me Manajn.


Shtuar 21.03.2025 21:54