Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin e avancuar për snajper

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi se pjesëtarët e KDS-së kanë përfunduar Kursin e Avancuar për Snajper, pjesë e angazhimeve për forcimin e aftësive profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas tij, programi i trajnimit u përqendrua te vëzhgimi, zbulimi dhe grumbullimi i informacionit në territore me nivel të lartë rreziku.

Pjesëmarrësit zhvilluan më tej njohuritë e tyre në përgatitjen e misioneve, qitjen precize, përdorimin e kamuflimit, fshehjen dhe lëvizjen, si edhe në zbatimin e teknikave të përndjekjes dhe vëzhgimit.

Trajnimi përfshiu gjithashtu edhe proceset për identifikimin dhe angazhimin e caqeve, bëri të ditur ministri.

“Një nga objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka deklaruar Maqedonci.

Ministri shtoi se institucionet do të vijojnë të investojnë në rritjen e profesionalizmit dhe të kapaciteteve operacionale të FSK-së.


Shtuar 18.09.2026 21:02

sultanbeyli escortparla iptvmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetcasibom girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbet