“As qenin tim nuk do lija ta firmoste këtë kontratë”, Pogba tregon se çfarë i tha Raiola Fergusonit

Gjatë ceremonisë për dorëzimin e çmimit “Golden Boy”, Paul Pogba, mesfushori francez i Juventus, zbuloi një anekdotë që lidhet me figurën e Mino Raiola, ish-agjentit të tij i cili u nda nga jeta disa muaj më parë.

“Kur isha i ri në moshë, në Manchester United, Ferguson donte që unë të firmosja rinovimin e kontratës time. Kur erdhi Raiola, ai pa kontratën time dhe i tha Fergusonit: “Unë nuk do ta lija as qenin tim të nënshkruante këntë kontratë. Paul, ngrihu dhe le të largohemi nga këtu”, është shprehur Pogba./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.11.2022 10:41