Arsenali ka kërkuar shtyrjen e derbit me Tottenham

Arsenali kërkoi nga Premierliga që të shtyjë derbin londinez me Tottenhamin të dielën pasi nuk plotëson numrin e kërkuar të lojtarëve për shkak të mungesave.

“Topçinjtë” janë goditur koronavirusi, ndërsa disa futbollistë do të mungojnë për shkak të lëndimeve dhe detyrimeve me kombëtaret e tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës. Lajmi u raportua fillimisht nga “Daily Mail” dhe më pas u konfirmua nga Arsenali përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendoset tani  pasi Tottenham nuk dëshiron të shtyjë ndeshjen. /albeu.com/


Shtuar 14.01.2022 19:20