Arsenal vazhdon të të dëshirojë të bëjë transferime nga Italia.
Mikel Arteta pasi bëri ofertën zyrtare për sulmuesin serb Dusan Vlahoviç, tashmë ka hedhur sytë ng Juventus. Tekniku i “Gunners” pëlqen shumë suedezin Kulusevski . 22-vjeçari ka luajtur gjithsej për këtë sezon 15 ndeshje ku vetëm 2 prej tyre kanë qënë si titullar. Mesfushori është i ri në moshë dhe në formë të mirë dhe sigurisht kërkon të luajë më shumë dhe t’i besohet vendi i titullarit.
Juventus e vlerëson lojtarin me vlerën e 35 milion euro dhe ndërkoh Arsenal është duke u menduar para se të bëjë ofertën e parë zyrtare.
Kulusevski kërkon të luaj më shumë dhe Arsenal e garanton këtë gjë për mesfushorin suedez./h.ll/albeu.com