Derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon të “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të dielën, më 11 tetor. Përballja mes Partizanit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 6-të të kampionatit, do të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe do të nisë në orën 18:30.
Klubi i Partizanit ka bërë të ditura edhe çmimet e biletave për këtë përballje me rivalin e përjetshëm. Biletat për sektorin VIP kushtojnë 5000 lekë të rinj, ndërsa për tribunat qendrore çmimet janë 4000 dhe 3000 lekë të rinj.
Të lidhura
None found
Për tribunën përballë, tifozët do të paguajnë respektivisht 1500 ose 1000 lekë të rinj, ndërsa biletat për tribunat pas porte kanë një çmim prej 500 lekësh të rinj.
Kjo sfidë përfaqëson përballjen e parë të rëndësishme për të dy trajnerët, të cilët do të përjetojnë emocionet e një derbi “elektrizues”. Për të dyja skuadrat, ndeshja mund të shërbejë edhe si pikënisje për një kthesë të rëndësishme në rezultate.
