Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku ka rënë në pranga të policisë. Mësohet se Marku është ndaluar në Gjermani dhe më pas është ekstraduar për në Greqi.
Bëhet me dije se sportisti i njohur ishte në kërkim për një incident të ndodhur 7 vite më parë në Selanik. Ngjarja kishte të bënte me një sherr në një lokal me disa rusë, për të cilën Marku ka bërë 1.5 vite burg.
Florian Marku akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.