Interi është skuadra e fundit i cila shpreh interesim për të nënshkuar me yllin e Real Madridit, Isco Alarcon.
Mesfushori nuk është në planet e Zinedine Zidanes edhe pse kohëve të fundit ka luajtur më shumë shkaku i problemeve me lëndime te lojtarët e tjerë.
Isco pritet të shitet gjatë verës me presidentin Florentino Perez që nuk do ta lejojë spanjollin të largohet si agjent i lirë.
Mediat italiane raportojnë se trajneri Antonio Conte është duke kërkuar me ngulm kalimin e Iscos në “San Siro”.
Por, Inter do të këtë mjaftë problem të nënshkruajë me spanjollin ngase ende kanë para borxh për transferimin e Achraf Hakimit.
Në këtë çështje, “Los Blancos” nuk do kenë besim te Inter, andaj në rast që nuk paguhet menjëherë shuma e kërkuar nuk do e lejojnë të largohet.
Pos kësaj, Isco ka reputacion të mirë në Angli, derisa interesim ka shprehur edhe Sevilla.