Ndeshja e sotme mes Anglisë dhe Italisë ka qenë një sfidë e përkryer.
Në këtë supersfidë ka munguar vetëm goli pasi spektakëli dhe emocionet nuk kanë munguar. Rastet ishin të shumta që në pjesën e parë, ku Abraham përfitoi nga një gabim i mbrojtjes italiane por nuk arriti të finalizonte dot. Më pas ishte Mount i cili goditi nga distanca por topi përfundoi në traversë. Pa mbaruar pjesa e parë ishte Mount që provoi përsëri por pa konkluzionin e duhur.
Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 52-të Sterling nuk arriti të shënonte nga një pozicion i favorshëm. Pak minuta më pas, ishte Di Lorenzo i cili shqetësoi portën e Ramsdale por ky i fundit bëri një pritje fantastike.
Pothuajse gjithë loja ishte me raste dhe kundërsulme por goli mungoi deri në fund.
Nga ana tjetër Gjermania është ndalur gjithashtu në barazim ndaj një Hungarie që është duke surprizuar. Hungarezët shënuan të parët në minutën e 6-të me anë të Nagy. Gjermania nuk vonoi shumë dhe në minutën e 9-të ishte Hofmann ai që barazoi.
Hungaria ka goditur shumë herë portën e gjermanëve por pa shënuar golin e fitores.
Holanda ka marrë një barazim me përmbysje ndaj Polonisë. Pjesa e parë mbaroi në favorin e polakëve ku në minutën e 18-të ishte Cash i cili zhbllokoi rezultatin.
Pjesa e dytë nisi përsëri në favorin e miqve ku Zielinski shënoi golin e dytë. Festa nuk zgjati shumë pasi Holanda shënoi dy gola të shpejtë me Klaassen në minutën e 51-të dhe Dumfries në minutën e 54-të.
Pas shumë tentativave, Holanda fiton një penallti në minutën e 92-të por Depay humbet shansin më të mirë për të marrë tre pikët për ekipin e tij./ h.ll/albeu.com