Real Madridi zyrtarisht është kampion i ri i La Ligas.
“Los Blancos” shënuan fitore 3:0 ndaj Cadizit më herët sot, kurse humbja 4:2 e Barcelonës nga Girona ka bërë që matematikisht madrilenët të fitojnë titullin e kampionit.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u shpreh i lumtur dhe tha se ekipi i tij e meritoi plotësisht titullin.
“Një kampionat i merituar në të gjitha aspektet, jemi shumë shumë të lumtur”-tha italiani për mediet.
Më tej, ai shtoi se do të donte që të festojnë, por shtoi se për momentin fokusi është i gjithi te ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions League ndaj Bayern Munich.
“Ne do të donim të festonim, por të gjithë e dimë që të mërkurën do të kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, duam të përgatitemi mirë për t’i bërë tifozët edhe më të lumtur, të shtunën atëherë do të festojmë së bashku kampionatin”-deklaroi ndër të tjera Carlo Ancelotti.