Ancelotti i vendosur, Mendy nuk largohet nga Real Madridi

Mbrojtësi Ferland Mendy është duke punuar për t’u shëruar, por njëkohësisht nuk është duke shkuar askund.

 

Francezi ka shkëlqyer që nga arritja te Real Madrid në vitin 2019 duke humbur vetëm pesë ndeshje.

Por, pas 38 paraqitjeve edicionin e kaluar, Mendy u detyrua të mungonte në nëntë ndeshjet e fundit.

Problemet në shpinë kanë ndikuar që Mendy të mos jetë i gatshëm as për tri ndeshjet e radhës në këtë edicion të La Liga-s.

Sidoqoftë, këto lëndime nuk kanë ndikuar te trajneri Carlo Ancelotti që vazhdon të këtë të besim të lojtari.

Për këtë arsye, Real Madrid nuk do konsiderojë asnjë ofertë për 26-vjeçarin.


Shtuar 4.08.2021 12:14