Ancelotti: Benzema ndryshe, Real Madrid di t’i menaxhojë finalet!

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, para finales së Champions League kundër Liverpool ka dalë para mediave dhe u është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëe.

“Benzema çfa ka ndryshe? Krahasuar me herën e parë, ai ka më shumë karizëm, brenda dhe jashtë fushe. Ajo që nuk ka ndryshuar është cilësia e tij si futbollist”.

“Liverpool? Në vitin 2014 kishim probleme, por fituam ndaj tyre. Nëse një lojtar dëmtohet, nuk mund të luajë. Nëse del në fushë do të thotë që është në gjendje të luajë. Është një finale dhe të gjithë japin gjithçka”.

“Vjet isha te Everton? Është një ndryshim i madh. Mora një telefonatë nga presidenti dhe erdha këtu. Arritja në finale është një sukses i madh për ne. Ishte e rëndësishme, pasi kemi bërë një skuadër të mirë dhe jemi afër arritjes së maksimumit. Ambienti është i qetë dhe kjo skuadër i menaxhon shumë mirë këto lloj ndeshjesh”.

“Formacionin e kam vendosur, por nuk ua them. Duhet të tregojmë cilësitë tona nesër. E kemi treguar gjatë gjithë sezonit. Kur lojtarët kanë dhënë gjithçka, kanë bërë diferencën. Do jetë një sfidë intensive, me shumë vertikalizime”.

“Është finalja e pestë për mua dhe kam kujtime të mira për të gjitha finalet. Është e rrallë ta mendosh, por sfidën që luajtëm më mirë në vitin 2005 e humbëm. Nuk do t’u them lojtarëve të mi të luajnë keq, por në një finale gjithçka mund të ndodhë. Duhet të jemi gati. Shkojmë për të bërë më të mirën, por nuk jam i bindur që mjafton për të fituar. Ka diçka në futboll që nuk e kontrollin dot. Duhet shijuar deri kur të bjerë bilbili, pastaj është tjetër histori”, tha Ancelotti./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.05.2022 19:55