Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, deklaroi përmes një postimi në Facebook se opozita ka edhe dy orë kohë për të ndryshuar qëndrim dhe për t’u rikthyer në Kuvend.
Të lidhura
None found
Sipas saj, opozita duhet të marrë pjesë në seancë për të votuar në lexim të dytë Projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe më pas të procedohet edhe me zgjedhjen e Presidentit ose Presidentes.
Pacolli paralajmëroi se, nëse kjo nuk ndodh, do të nevojitet një fitore e madhe, të cilën e cilësoi si të paprecedentë.
“Edhe dy orë kanë mbetur që opozita të reflektojë. Të vijë në Kuvend, ta votojmë në lexim të dytë Projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe më pas ta zgjedhim edhe Presidentin/en”, shkroi ajo.
“Përndryshe, na duhet një fitore. Një fitore e madhe. Një fitore si asnjëherë më parë. Sepse, ndryshe, këta nuk marrin vesh”, përfundoi Pacolli.
