Protesta e 129-të kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pjesëmarrësit kërkuan largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama dhe të kabinetit qeveritar, ndërsa i bënë thirrje SPAK-ut të nisë hetimet ndaj kreut të qeverisë.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u nisën në marshim drejt godinës së Kryeministrisë.
Të lidhura
None found
Për afro dy orë, në shesh u mbajtën fjalime ku qytetarët shprehën pakënaqësinë dhe revoltën e tyre ndaj korrupsionit të dyshuar në sistemin politik dhe qeverisës të vendit.
Në përfundim të fjalimeve, turma vijoi marshimin në drejtim të “Tiranës së Re” dhe sheshit “Uillson”, përpara se të rikthehej sërish para Kryeministrisë. Protestuesit njoftuan se do të mblidhen përsëri ditën e nesërme, për protestën e 130-të.
