Netflix dhe Amazon Prome janë në një luftë ofertash për të nënshkruar me Manchester United për një seri dokumentarësh.
Kompanita janë të prirura të përfitojnë nga popullariteti i dokumentarit të fundit “Gjithçka ose asgjë”, i cili vitin e kaluar ishte për Arsenalin.
Manchester City, Tottenham dhe Sunderland janë shfaqur gjithashtu në objektivat e kompanive.
Sun Sport mëson se Man.United është në krye të listës për bosët e gjigndëve të transmetimit dhe ata janë të gatshëm të paguajnë MILIONA për këtë.
Një burim tha: “Historia e rindërtimit të Manchester United nën drejtimin e Ten Hag, e ardhmja e Cristiano Ronaldon dhe fushata për të hequr familjen Glazer është një si një film hollivudian në vetvete”.
Gjigandët e transmetimit janë të përgatitur që t’i paguajnë Man.United një shumë të madhe parash për të lejuar kamerat brenda klubit./albeu.com