Alexia Putellas ështëfituesja e “Topit të Artë” për femra. Alexia ka fituar garën me Sam Kerr, Janni Hermosso dhe Miedema.
Spanjollja është pjesë e klubit të Barcelonës dhe luan si mesfushore e avancuar.
“Jam i emocionuar. Është një moment shumë i veçantë. Është e veçantë të kem kolegët e mi këtu. Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi, ky është një çmim individual, por është një çmim kolektiv, për të gjithë trajnerët, për tifozët. Shpresoj që të vazhdojmë ta shijojmë. Falenderoj edhe klubin. Është privilegj të përfaqësosh Barçën. Falenderoj familjen time, miqtë e mi. Dua t’ia kushtoj këtë çmim dikujt shumë të veçantë për mua, për të cilin bëj gjithçka, shpresoj të jeni krenare për vajzën tuaj. Kjo është për ty babi,” është shprehur fituesja e Topit tëArtë. /albeu.com