Kombëtarja e Rolando Maran shënon një moment historik, asnjëherë më parë në këtë situatë (DETAJI)

Pas pak çastesh, Kombëtarja shqiptare nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran do të dalë në fushë për t’u ndeshur me San Marinon në kuadër të Ligës së Kombeve, Liga C.

Të lidhura

None found

Ajo që e bën këtë takim të veçantë lidhet me kuotat e basteve. Për herë të parë në historinë e përfaqësueses shqiptare, fitorja ndaj një kundërshtari ka një koeficient prej vetëm 1.02.

Ky është rasti i parë i tillë, ku suksesi i kuqezinjve konsiderohet praktikisht i sigurt përballë ekipit modest të San Marinos.