Kosova U21 barazon 4-4 me Finlandën pas një ndeshjeje spektakolare, e përfundon grupin me rekord pikësh

Kosova U21 e mbylli me barazim përballjen e fundit të kualifikueseve për Evropianin 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi, pasi ndau pikët me Finlandën në një ndeshje me tetë gola.

Të lidhura

None found

Edhe pse “Dardanët” e rinj nuk siguruan kualifikimin, paraqitjet e tyre konfirmuan një përmirësim të dukshëm. Kosova e përfundoi Grupin A në vendin e katërt, pas Spanjës, Finlandës dhe Rumanisë, nën drejtimin e Hekuran Kryeziut.

Skuadra vendase kaloi katër herë në avantazh, por në çdo rast Finlanda gjeti forcën për të reaguar dhe për ta barazuar rezultatin.

Epërsinë e parë Kosovës ia dha Medon Gashi në minutën e 15-të, me një goditje të bukur.

Laurent Xhylani pati mundësinë për ta dyfishuar rezultatin, por nuk e shfrytëzoi penalltinë. Finlanda më pas përfitoi nga një kundërsulm dhe barazoi me Lotjonen në minutën e 34-t.

Avantazhi i Kosovës zgjati vetëm katër minuta, pasi Lendrit Shala shënoi në minutën e 38-të pas asistimit të Xhylanit.

Finlanda e nisi pjesën e dytë me golin e Soderback në minutën e 48-të, por Kosova reagoi sërish. Gashi realizoi me kokë në minutën e 57-të, pas një harkimi të Xhylanit.

Barazimi i radhës erdhi në minutën e 73-të, kur Siltanen shënoi pas një reagimi jo të mirë të portierit vendas.

Kosova e mori përsëri epërsinë në minutën e 84-t, këtë herë përmes kapitenit Faton Ademi, i cili realizoi me kokë pas asistimit të Sahitajt.

Fitorja dukej pranë për vendasit, por në minutën e 90-të Helen shënoi për Finlandën dhe vendosi rezultatin përfundimtar, 4-4.

Me këtë barazim, Kosova e mbylli Grupin A në vendin e katërt me 15 pikë, shifër që përbën numrin më të madh të pikëve të grumbulluara nga përfaqësuesja që prej pranimit në UEFA dhe FIFA. Finlanda, ndërkohë, do ta kërkojë kualifikimin nga vendi i dytë me 23 pikë.


sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbetMadridbet girişMadridbet girişMadridbetholiganbet girişholiganbetHoliganbet GirişHoliganbetKralbetmeritkingcasibom giriş güncelmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahisGrandpashabetcasinofast