Manchester City ka konfirmuar se pas akuzave të tij nga policia sot, Benjamin Mendy është pezulluar nga klubi dhe është në pritje të përfundimit të investigimit.
Çështja i nënshtrohet një procesi ligjor dhe për këtë arsye klubi nuk është në gjendje të bëjë komente të mëtejshme derisa ai proces të përfundojë, është shkruar në faqen zyrtare të Manchester Cityt.
Megjithatë siç raporton gazetari anglez, Julian Druker, futbollisti i Manchester City, Benjamin Mendy, 27 vjeç, është akuzuar për katër akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulme seksuale kundër tre viktimave të moshës mbi 16 vjeç, mes tetorit 2020 dhe gushtit 2021.
Futbollisti do të jetë i suspenduar tek klubi anglez, deri në përfundim të këtij hetimi ndaj tij.