Cristiano Ronaldo po kalon një periudhë vërtet të keqe, jo vetëm nga ana sportive. Nëse në fushë ai dhe Juventusi po rrezikojnë të dalin nga zona Champions, jashtë fushe po has probleme me çështjen gjyqësore që ka lidhje me Kathryn Mayorga.
Sipas “Daily Mirror”, Mayorga, e cila e akuzoi portugezin për përdhunim në vitin 2009, ka kërkuar rreth 60 milionë euro dëmshpërblim.
Nga ana e tij, CR7 gjithmonë i ka hedhur poshtë akuzat e ish-modeles dhe në vitin 2010 kishte rënë dakord për një dëmshpërblim prej 400 mijë eurosh.
Por, duket se çështja ende nuk është zgjidhur.