Agim Ademi rizgjidhet President i FFK-së, vazhdon mandatin e tij edhe për 4 vite

Pas votimit në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, u konfirmuar se Ademi do të jetë në krye të futbollit kosovar edhe për katër vite të tjera.

Me 42 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër, Agim Ademi u zgjodh President i shtëpisë së futbollit vendor, duke vazhduar kështu mandatin e tij.

Kujtojmë se Ademi ishte kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së, duke ia dalë kështu të vazhdojë edhe për katër vite të tjera në një votim të hapur.

Në këtë konventë punuese ishin të pranishëm edhe të dërguarit nga FIFA dhe UEFA, që monitoruan të gjithë procesin. /h.ll/albeu.com