Kameruni ka arritur të bëjë të “pamundurën” duke arritur të marrë 3 pikë të plota, ndaj Brazilit, por duke i pozicionuar përfundimisht në vendin e tretë, pa arritur të kualifikohen për në raundin tjetër.
Edhe pse ndeshja mbaroi me rezultatin 0 me 0, rastet ishin të panumërta. Që në fillim të pjesës së parë, brazilianët u hodhën në sulm me Martinellin, i cili nuk mundi të finalizontë asnjë nga rastet e krijuara. Nga ana tjetër Kameruni pati vetëm një rast konkret, me Mbuemo në minutën e 48’, të pjesës së parë, por goditja e tij u ndal nga një pritje e mrekullueshme e shtatlartit Ederson.
Pjesa e dytë fotokopje e të parës, me lojtarët që “ngacmohen” mes njëri-tjetrit dhe raste të pafundëta shënimi, derisa në minutën e 92’, sulmuesi shtatlartë, Vincent Abubakar tundi rrejtën e Ederson, duke i dhënë fund qëndrimit të Brazilit, pa asnjë gol të pësuar, në “Katar 2022”.
Në fazën e 1/16-ve, Brazili i vendit të parë do të përballet me vendin e dytë të grupit H, Korenë e Jugut, ndërsa Zvicra e cila u pozicionua në vendin e dytë do të përballet në fazën tjetër me Portugalinë.