Atletico Madrid është ende në kërkim të një qendërsulmuesi, por është e vështirë për ta që të rekrutojë lojtarë për shkak të gjendjes së tyre financiare. Për këtë arsye, gjithçka tregon se Alvaro Morata do të qëndrojë në klub për të zëvendësuar Luis Suarez.
Në sezonin 2021-22, Luis Suarez shënoi 13 gola dhe shpërndau tre asistime në 45 ndeshje. Në atë të mëparshme kishte 21 gola dhe 3 asistime në 38 ndeshje. Rënia ishte evidente dhe prandaj edhe largimi i tij nuk ka qenë shumë i dhimbshëm. Është e qartë se do të jetë shumë e vështirë për Morata të bëhet ai që ishte Luis Suarez, por aktualisht pyetja është: a është Morata më i mirë tani? Le të shohim numrat e tyre, shkruan albeu.com.
Numrat e Moratas
Sulmuesi i kombëtares spanjolle sapo ka përfunduar një sezon shumë të parregullt me Juventusin. Ai ka luajtur 48 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola, duke dhënë nëntë asistime. Statistikat e tij janë shumë të ngjashme me ato të Luis Suarez, por të paktën mosha e tij (29 vjeç), kërkon më shumë optimizëm.
Për më tepër, nëse shohim sezonin 2020-21, i cili nuk ishte shumë kohë më parë, Alvaro Morata përfundoi duke shënuar 20 gola dhe duke dhënë 12 asistime në 44 ndeshje, shifra që Atleticos do t’i nënshkruanin pa hezitim për sulmuesin e tyre aktual.
Morata e nis me avantazhin që tashmë e njeh klubin. Ai luajti atje për dy sezone dhe në to shënoi 22 gola në 61 ndeshje. Nuk është se ata ishin statistika jashtëzakonisht të larta, por është një sulmues te Atletico Madrid (që luan më tepër në mbrojtje). /albeu.coml/