Alvaro Morata mund të mbetet te Juventusi.
Forma e mirë që po kalon sulmuesi spanjoll thuhet se ka bindur drejtuesit e klubit nga Serie A.
Morata në dy ndeshjet e fundit ka shënuar tre gola, si dhe ka bërë një asistim.
Sulmuesi spanjoll është i huazuar nga Atletico Madrid.
Drejtuesit e klubit italian thuhet se do ta blejnë përfundimisht kartonin e lojtarit.
Juventusi do të paguajë rreth 40 milionë euro dëmshpërblim.