A do jetë në stol këtë javë Steve Bruce? Newcastle del me njoftim zyrtar

Që nga marrja e pronësisë së Newcastle nga një fond investimesh saudit, e ardhmja e Steve Bruce kërcënohej fuqishëm sipas shtypit anglez.

Emrat e pasardhësve të mundshëm po pasonin njëri -tjetrin vetëm në media. Por, drejtuesit e klubit kanë vërshëllyer përfundimin e thashethemeve. Bruce do të jetë në stolin e Toons këtë fundjavë në ndeshjen kundër Tottenham.

“Newcastle United konfirmon se trajneri Steve Bruce do të jetë në krye të klubit për ndeshjen e së dielës në Premier League kundër Tottenham Hotspur. Në këtë sfidë, Bruce do të arrijë në shifrën e 1000 ndeshjeve si trajner profesionist,” lexohet në deklaratën e lëshuar nga Newcastle.


Shtuar 15.10.2021 16:08