Armando Broja mund të ndryshojë ekip dhe Everton po ngulmon fort për ta transferuar sulmuesin e kombëtares shqiptare, që është nën kontratë me Chelsea.
Trajneri Frank Lampard e njeh sulmuesin nga Malësia e Madhe dhe drejtuesit e Everton po mundohen të shfrytëzojnë situatën.
Chelsea ka kërkuar të blejë Anthony Gordon, i vlerësuar me 60 milionë paund dhe klubi nga Liverpool ka bërë një kërkesë për londinezët.
Ata duan të përfshijnë në marrëveshje edhe huazimin e njërit prej dy të rinjve, Armando Broja ose Conor Gallagher.
Thomas Tuchel ka folur fjalë të mira për sulmuesin e kombëtares shqiptare dhe do donte ta mbante në skuadër, por tani huazimi dhe mundësia që të rritet duke luajtur diku tjetër mund të pranohet.