Skënderbeu fitoi sot përballë Vllaznisë me rezultatin e thellë 1-5 në Shkodër duke siguruar vendin në Final Four në javën e fundit të kampionatit.
Fitore e artë dhe korçarët tani do të kenë mundësinë të garojnë për titullin kampion.
Megjithatë, Europa është e pamundur edhe për dy vite të tjera, por kjo nuk i ka stepur aspak bardhekuqtë që këtë sezon kanë patur ulje-ngritje ama kanë ditur të rrisin marshet në momente deçizive.
Ndaj shkodranëve ishte një ndeshje me peshë të madhe, shto këtu edhe faktin që mbi ta rëndon një ‘mallkim’.
Skënderbeu ka plot 4 vite nga fitorja e fundit përballë tyre, më 11 korrik në sezonin 2019/20 në sezonin e ‘karantinës’, në fitoren 2-1 në shtëpi me golat e Gripshit dhe Pusit në minutën e fundit që zhvlersuan atë të Krymit.
‘Mallkimi’ thyhet në momentin e duhur dhe tani Skënderbeu hap një ‘faqe’ të re me shkodranët si dhe bëhet gati për finalet e sezonit.