Drenica ka marrë fitoren e parë të këtij sezoni, pasi në transfertë triumfoi 0-3 ndaj Vushtrrisë.
Të lidhura
None found
Skuadra “Kuq e Zinjtë” e kontrolloi takimin që në minutat e para dhe kaloi në avantazh në minutën e 13-të. Altin Vojvoda realizoi pas asistimit të Limanit.
Epërsia e mysafirëve u thellua në minutën e 78-të, kur Donat Mehmeti shënoi një gol të bukur.
Rezultati përfundimtar u vendos në minutën e 89-të nga Osman Mëziu, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.
Me këto tri pikë, Drenica ngjitet në vendin e shtatë me gjashtë pikë. Vushtrria, ndërkohë, mbetet klubi i vetëm në elitë që ende nuk ka marrë asnjë pikë.
