Akhmat Grozny triumfon 3-2 ndaj Dinamos, Cherchesov merr vendim të papritur për sulmuesin e Kombëtares

Pas dy barazimeve radhazi në Premier League ruse, Akhmat Grozny iu rikthye suksesit duke mposhtur 3-2 Dynamo Makhachkala në javën e 8-të të kampionatit. Të gjitha golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa për skuadrën vendase luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares, Klisman Cake.

Të lidhura

None found

Vendimi që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai për të lënë në stol sulmuesin Erald Maksuti. Ish-futbollisti i Flamurtarit nuk u aktivizua në asnjë moment të ndeshjes, ndërsa trajneri rus Stanislav Cherchesov nuk ka bërë të ditur arsyen e këtij zgjedhjeje.

Në dy paraqitjet e fundit me Akhmat, 22-vjeçari ka luajtur vetëm 9 minuta, duke humbur vendin në formacionin titullar, ndryshe nga starti i sezonit.

Gjatë merkatos së verës, klubi rus pagoi 700 mijë euro për ta transferuar Maksutin nga Flamurtari. Deri tani, ai ka realizuar 1 gol në 8 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Erald Makuti është pjesë e Shqipërisë U21.


sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetjojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis