3 skemat e Solskjaer me ardhjen e CR7 (FOTO LAJM)

Me ardhjen e CR7, Solskjer ka një sulm të mbipopulluar. Ronaldo erdhi në momentet e fundit të merkatos dhe tani trajneri norvegjez ka plot opsione në sulm.

Më pshtë do të gjeni disa nga skemat që ai mund t’i përdori gjatë këtij sezoni.

4-3-3

Në këtë formacion, Ronaldo do luante në qendër të sulmit, i mbështetur nga Sancho dhe Rashford nga krahët.

Paul Pogba dhe Bruno Fernandes do ishin pas tyre në mesfushë, së bashku me Fredin si mesfushor me tipare mbrojtëse.

4-2-3-1

Në këtë rreshtim, portugezi përsëri do të ishte në qendër të sulmit, por kësaj radhe i mbështetur nga krahët nga Sancho dhe Pogba, ndërsa Bruno do ishte pas shpinës së tij si një sulmues i dytë apo në rolin e 10-shit.

Në mesfushë, parashihet të jenë Fred dhe Scott McTominay.

3-4-1-2

Ky formacion mund të përdoret më shpesh nga Solskjaer këtë sezon dhe Ronaldo do luante në majë të sulmit së bashku me Greenwood, ndërsa pas shpinës së tyre do ishte Bruno Fernandes.

Mesfusha do të përbehej Pogba dhe McTominay, ndërsa Aaron Wan-Bissaka dhe Luke Shaw do luanin nga krahët. /albeu.com/


Shtuar 9.09.2021 12:34