25 ndeshje pa humbje në Champions, City barazon rekordin e United

Thyerja e rekordeve është bërë një gjë e zakonshme për Manchester City dhe Pep Guardiolën. Klubi anglez kaloi me lehtësi përballjen ndaj Slovan Bratislavës (fitoi 4-0) të martën, duke çuar në 25 numrin e ndeshjeve pa humbje në Ligën e Kampionëve dhe duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave.

Rekordin e cilës skuadër barazuan? Atë të vendosur nga rivalët e tyre më të mëdhenj, Manchester United.

City nuk njeh humbje humbur tani që nga disfata dramatike 3-1 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Real Madridit në maj 2022. Që nga ajo kohë, klubi fitoi trofeun e famshëm për herë të parë, por humbi me penallti ndaj “Los Blancos” në përballjen e fundit, megjithëse rekordi është i zbatueshëm vetëm për 90 minuta.

Rekordi i United u shtri përgjatë sezoneve 2007/08 dhe 2008/09. City do të ketë shansin për të thyer rekordin kur të përballet me Sparta Praha në Etihad Stadium më 23 tetor.


Shtuar 2.10.2024 14:00