Manchester United i ka dhënë leksion ditën e sotme Liverpool në ndeshjen miqësore që dy skuadrat angleze zhvilluan mes tyre.
Kjo përballje është mbyllur në favor të teknikut Erik ten Hag 4-0, i cili në këtë mënyrë e nisi me këmbën e mbarë aventurën e tij në krye të djajve.
Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për 100 milionëshin e “The Reds”, i cili në minutat e fundit të takimit “dështoi” të dërgonte topin në rrjetën e djajve, pasi vetëm pak metra larg portës Darwin Nunez e dërgoi sferën mbi portë.
Videoja e këtij momenti është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, me tifozët që kanë filluar dhe ironitë e tyre për mundësinë e humbur nga sulmuesi i Liverpool./ h.ll/albeu.com
£100 million striker ? this Darwin Nunez guy is actually a false image. What a miss pic.twitter.com/O17Vc3VSfD
— ô (@Momore08) July 12, 2022