Një zjarr ka rënë sot në një banesë në Himarë. Nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Më datë 05.07.2022, rreth orës 18:20, në Lukovë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. G, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com