Qëndresa Qytetare ka reaguar lidhur zgjedhjet në 12 universitete publike në të gjithë vendin të cilat u zhvilluan për të zgjedhur drejtuesit e rinj.
Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Qëndresa rendit shkeljet e procesit zgjedhor nga logot e partive në kutitë e votimit, fotografimi i votës dhe deri tek votimi pa karta identiteti i pedagogëve dhe studentëve.
Shkeljet e konstatura në këtë proces:
-Prani e studentëve të pautorizuar të cilët shoqëronin dhe drejtonin studentët në qëndrat e votimit duke orentuar për votimin e kandidatëve të caktuar kryesisht kandidatët për senatin për studentet dukuri kjo e shtrirë gjërë në UT dhe më problematike në Fakultetin e Ekonomisë
-Gazetarët dhe përfaqësues të mediave u penguan të hynin në këto universitete për të pasqyruar prpcesin zgjedhor. Komisioni Institucional Zgjedhor i UPT vendosi të lejoje prezencën e medias pas gjysmës së dytë të ditës
-Printimi i fletëve të votimit me ngjyra vetëm në njërën anë të fletës pamundësonte që votuesi të identifikonte ngjyrën e 5 fletëve të votimit se cilës kuti i përkiste, duke detyrua në shumë raste hapjen e tyre për verifikim pranë kutisë duke cënuar privatësinë e votës
-Në pjesën dërmues të qëndrave të votimit procesi i votimit nisi me vonesë
-Postera zgjedhore të kandidatëve studente për senatin akademik ishin prezent në pjesën dërmuese të qëndrave të votimit
– Janë identifikuar raste të fotografimt të votës në dhe përdorim të aparateve celulare në QV-të
-Votime pa karta identiteti te pedagogeve dhe studenteve
– Dhoma votimi me simbole te partive politike