Janë bërë publike pamjet e autorit të vrasjes së Behar Sofisë pak ditë më parë në Tiranë. Sic mund t’a shihni në videon e bashkëngjitur lajmit, i riu shihet duke ecur me duar në xhepa dhe duke çaluar për disa minuta përpara se ta vrasë!
Ernejt Shyti, i cili mban në kokë një kapuç dhe një xhup dimëror me bindjen se nuk do të zbulohej. Ai kapërcen trotuarin midis makinave dhe në të njëjtin cast shënjestra e tij Behar Sofia kalon me vrap vijat e bardha.
Ky veprim shtyn vrasësin të kthehet pas, e shikon përballë për t’u bindur që ai është personi që i kanë treguar në fotografi dhe më pas i vihet pas për ta qëlluar pas shpine.
Ky maskim nuk e shpëtoi dot Ernejt Shytin që mos të zbulohej nga autoritetet të cilat kryen ekspertizë në Britaninë e Madhe për të konfirmuar që ky është një improvizim.
Të arrestuar për këtë vrasje janë: Ernejt Shyti, Xhuliano Visha, Leonor Xhixha dhe Skender Vathi dhe u lanë në arrest me burg nga gjykata, për akuzën e vrasjes me pagesë. /albeu.com/
Gjykata e Sarandës vlerësoi të ligjshme dhe të plota hetimet e Prokurorisë dhe vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale…
Kaosit politik në Serbi me sa duket i shtohet si qershia mbi tortë ndeshja kundër Shqipërisë e vlefshme për Eliminatoret…
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, së bashku me Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe Ambasadorin e SHBA-së Mike Huckabee, vizituan…
Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka goditur me thikë një 24-vjeçar. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur…
Prej disa javësh, fansat kanë vënë re mungesën e Melinda Ademit në rrjete sociale, gjë që ka ngritur shumë pikëpyetje…
Në një deklaratë të dhënë për “Live From Tirana”, gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka…