Prej disa javësh, fansat kanë vënë re mungesën e Melinda Ademit në rrjete sociale, gjë që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe shqetësim tek ata që e ndjekin vazhdimisht. Këngëtarja e njohur për hitet e saj është zhdukur nga sytë e publikut pa dhënë asnjë shpjegim, duke lënë hapësirë për aludime të ndryshme.
Sipas burimeve pranë Prive By Liberta Spahiu, Melinda ka vendosur të marrë një pauzë nga muzika. Arsyet që e kanë çuar në këtë vendim mbeten ende të panjohura, por ajo që dihet me siguri është se bëhet fjalë për një shkëputje të planifikuar.
None found
Pavarësisht shqetësimit të fansave, këngëtarja thuhet se është mirë dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë problem shëndetësor. Megjithatë, periudha e kësaj mungese nuk është e përcaktuar, nuk dihet nëse do të zgjasë disa muaj apo më shumë.
Ky vendim i papritur ka lënë publikun e saj në pritje, ndërkohë që muzika shqiptare do të ndjejë përkohësisht mungesën e një prej artisteve më të dashura dhe më me ndikim të viteve të fundit.
Ndërkohë, fansat e saj shpresojnë që kjo pauzë të sjellë edhe një rikthim të fuqishëm, me projekte të reja dhe surpriza muzikore që vetëm Melinda di t’i sjellë. Deri atëherë, mbetet për t’u parë nëse këngëtarja do të thyejë heshtjen dhe të ndajë diçka më shumë me publikun.
Zhvillime të reja po ndodhin në strukturat drejtuese të Bashkisë së Tiranës. Pas vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin…
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj V.M., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në…
Policia e Kosovës ka bërë ekstradimin e një shtetaseje të Shqipërisë, e cila ishte e kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet e…
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është shprehur skeptik se marrëveshja e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së do…
Islam Selmani, ka siguruar medaljen e shtatë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke i dhënë një tjetër moment…
Deri më tani në vend janë regjistruar gjithsej 55 raste të etheve të Nilit Perëndimor. Nga këto, 53 janë konfirmuar,…