Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e një 16-vjeçari në Sarandë, i cili u paraqit në spital për ndihmë mjekësore, pasi kishte marrë dy plagë me thikë, një në dorë dhe një në gjoks.
Sipas policisë, autor i kësaj plagosje është një i mitur 14-vjeç, i cili aktualisht po kërkohet nga policia.
Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 16-vjeçari është jashtë rrzikut për jetën.
“Rreth orës 20:40, në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas i mitur 14-vjeçar ka goditur me mjet prerës një 16-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.