Nënkryetari i PL-së, Tedi Blushi ka postuar një video në rrjetet sociale ku duken rrugët e Tiranës të përmbytura.
Në video shihet edhe një makinë e policisë bashkiake për të cilën Blushi shprehet se: as Policia Bashkiake nuk i shpëton përmbytjes në Tiranë, jo nga shiu, por nga korrupsioni skizofrenik i Erion Qelisë.
Postimi i Blushit:
As Policia Bashkiake nuk i shpëton përmbytjes në Tiranë, jo nga shiu, por nga korrupsioni skizofrenik i Erion Qelisë!
Live pranë rreth-rrotullimit te “Casa Italia” ku automjeti i “gjobaxhinjve” të Bashkisë ka ngecur mes ujit!