Vendimi i SHBA për energjinë ruse, Gjana: I domosdoshëm, por do të agravojë situatën ekonomike në botë

“Bllokada e naftës ruse. Çmimet kapin majat”, ka qenë tema e emisionit të së martës në emisionin ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Studiuesi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ferdinand Gjana, ka komentuar vendimin e fundit të SHBA-ve për të ndaluar importin e energjisë ruse, ku përfshihet gazi dhe nafta.

Gjana tha se ky vendim ishte i domosdoshëm, pasi kjo ëhstë një mënyrë për të luftuar ekonomikisht Rusinë, por që do t6ë ketë pasoja negative në të gjithë botën.

“Unë mendoj se ky vendim ishte i detyruar, do të ketë dhe shumë hapa të tjerë, do të ketë pasoja ku të gjithë do të ndikohemi. Vejndimi i fundit do të pasohet dhe nga shtete të tjera, do të agravojë situatën në aspektin ekonomik, atë ushtarak dhe global’, u shpreh eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Gjana tha gjithashtu se lufta që po përballemi është shumë më e komplikuar se pandemia e koronavirusit me të cilën po jetojmë prej dy vitesh.

‘Në ditë e para të pandemisë shumë njerëz, shumë prej nesh mendonte se ajo do mbaronte pas dy ditësh pas dy javësh pas dy muajsh, por sot po bëjmë dy vjet nga fillimi pandemisë. Kjo luftë është shumë më serioze dhe shumë më e komplikuar se pandemia”, tha Gjana.


Shtuar 8.03.2022 22:16