Tre reflektime të shkurtra e të shpejta në këto ditë

nga Endri Xhafo

Tre reflektime të shkurtra e të shpejta në këto ditë:

Të lidhura

None found

Pro dhe Kundër
• A mund të jesh pro protestës dhe kundër shkatërrimit?
• A mund të jesh kundër Ramës, por pro Policisë së Shtetit?
• A mund të jesh pro rotacionit dhe kundër “revolucionit”?
• A mund të jesh kundër pjesëmarrjes së gjimnazistëve, por pro revoltës së studentëve?

Pra: A mund ta kundërshtosh pushtetin pa mohuar institucionet? A mund të kërkosh ndryshim pa nxitur përmbysje? A mund të bërtasësh pa humbur arsyen?
Nëse po, me gjasa ti je një konservator, që
nuk mendon në mënyrë binare.

“Fati” i Ramës
Europa dhe SHBA nuk do t’i kërkojnë Ramës dorëheqjen. Jo Makroni. Jo Meloni. Jo Sançez. Deklaratat e Komisionit Europian në Bruksel dhe ambasadës amerikane në Tiranë dënonin vetëm dhunën e protestuesve. Me këto që po ndodhin në Europë, BE nuk mund t’i kërkojë Ramës atë që nuk është e gatshme ta bëjë vetë: të lërë pushtetin prej dhunës së rrugës, edhe pse motivet e protestave këtej dhe andej kufirit janë krejt të ndryshme!
E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e majit 2027. E gjithë kjo energji mund të kanalizohet atje dhe t’i merren PS-së të gjitha bashkitë e mëdha. E bën dot opozita?

Paradoksi i tolerancës
Kush mendon, siç më tha dikush sot, se po jetojmë “fashizmin e rrjeteve sociale”, ia vlen të reflektojë për “Paradoksin e tolerancës”, një koncept i Karl Poperit në librin e tij “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj” (1945). Sipas këtij paradoksi, nëse një shoqëri tregon tolerancë të pakufizuar, ajo rrezikon të shkatërrohet nga intolerantët, duke çuar në zhdukjen e vetë tolerancës.

Me një fjalë: “Liria jote mbaron aty ku fillon e imja”.


Shtuar më 19.10.2026 17:23

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş