Gjykata e Sarandës ka dhënë masat e sigurisë për zyrtarët e bashkisë që u arrestuan disa ditë më parë nën akuzën e tjetërsimit të pronës të bregdet.
Gjyqtari Shkëlzen Licaj ka liruar 4 nga 6 të arrestuarit me urdhër të Prokurorisë së Sarandës për tjetërsimin e mbi 10 mijë m2 tokë me dokumenta të falsifikuara.
Prokurori Kledian Llaho kishte kërkuar “arrest ne burg” për 5 nga të arrestuarit dhe “arrest në shtëpi” për Rovena Alikajn. Pas 3 orë e gjysmë seance, gjyqtari ka vendosur ndryshimin “arrest në shtepi” për Pandi Zhongen, Drejtor i Urbanistikes në bashki, Rovena Alikajn, juriste në ASHK, Arhondia Caraj, përfituese trualli dhe Valter Llomi, përfitues trualli.
Ndërkohë, Aleko Anagnosti noter dhe Fredi Merkuri përfitues, u lanë në “arrest në burg” me afat 45 ditë./albeu.com