Teuta e pëson nga një 17 vjeçar, “gafa” e mbrojtjes i jep fitoren Shamrokut (VIDEO)

Teuta largohet me një humbje minimale 1-0 nga Irlanda. Kampionët e Shqipërisë kanë bërë një paraqitje të mirë përgjatë 90 minutave, por në fund humbasin përqendrimin në mbrojtje duke falur fitoren për kundërshtarët. Në minutën e parë shtesë lojtarët e Shamrock Rovers kalojnë një top në zonë që i shpëton gjithë fanellave blu për të gjetur më pas këmbën e Emakhu.

Ishte pikërisht 17-vjeçari ai që shtyu topin në rrjetë për të tronditur Teutën në minutat e fundit të takimit. Festa shkoi e gjitha për irlandezët, që një javë më vonë vijnë më të qetë në Shqipëri për të siguruar kualifikimin për në “play off” të Ligës së Konferencës.


Shtuar 5.08.2021 23:45

Tags: ,